Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të kryesuar nga Ganimete Musliu, kryetare, qëndruan për vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Gjilan.
Me këtë rast, anëtarët e këtij komisioni, u njoftuan për së afërmi me punën e kësaj drejtorie, si dhe për aktivitetet në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të vendit.
Vizita të tilla, në të kaluarën janër realizuar edhe në drejtoritë tjera rajonale të AKI-së.