Kuvendi i Republikës së Kosovës

Punëtoritë për Demokraci

Programi i Kuvendit për filloristë, Punëtoritë për Demokraci, është projektuar për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri lidhur me demokracinë parlamentare.

Me ndihmën e zyrtarëve për edukim qytetar, nxënës të shkollave fillore nga e gjithë Kosova mësojnë se si funksionon demokracia nëpërmjet përdorimit të metodave interaktive dhe aktiviteteve të përshtatshme për moshën e tyre. 

Në çdo punëtori, nxënësit shprehin njohuritë e fituara dhe kreativitetin e tyre përmes fotografive, shkrimit, ilustrimeve dhe vizatimeve.

Për më shumë se dy vjet, programi është përkrahur nga fondacioni austriak ERSTE, me implementues OJQ TOKA, ndërsa tani ka kaluar tërësisht në pronësinë e Kuvendit.

 Deri tani, mijëra nxënës nga e gjithë Kosova kanë pasur rastin të jenë pjesëmarrës të këtij programi, duke mësuar për demokracinë, parlamentarizmin, institucionet, qytetarinë aktive, të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve etj.

Demokracia dhe Kuvendi