Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian

Komisioni për Integrim Evropian, është Komision i Përhershëm. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, e shqyrton dhe e mbikëqyr procesin e harmonizimit të çdo ligji të miratuar në Kuvend, me legjislacionin e Bashkimit Evropian

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e mërkurë, 13:30 14 Shkurt 2024
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e mërkurë, 11:00 14 Shkurt 2024
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e premte, 10:00 26 Janar 2024
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Adelina

Demolli

Koordinatore

Tel: 038 200 10 644

Mob: 044 296 174

[email protected]

Safet

Beqiri

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 653

Mob: 044 705 982

[email protected]

Ahtere

Loxha

Zyrtare e lartë e fushës

Tel: 038 200 10 642

Mob: 044 421 818

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Komisioni për Integrim Evropian, është Komision i Përhershëm. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, e shqyrton dhe e mbikëqyr procesin e harmonizimit të çdo ligji të miratuar në Kuvend, me legjislacionin e Bashkimit Evropian

 

Sipas nenit 69 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Integrim Evropian është një nga katër komisionet kryesore parlamentare, si dhe aktori kryesor në Kuvendin e Kosovës për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Komisioni për Integrim Evropian duke qenë komision kryesor është detyrimisht i përfshirë në procesin legjislativ, ku duhet të shqyrtojë të gjitha projektligjet dhe amendamentet e proceduara në Kuvend nga aspekti i përafrimit dhe harmonizimit të legjislacionit me acquis të BE-së.

Në kuadër të monitorimit të ekzekutivit, Komisioni për Integrim Evropian bënë mbikëqyrjen e aktiviteteve të qeverisë në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, zbatimin e MSA-së, përkatësisht zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, pastaj mbikëqyrjen e adresimit të të gjeturave nga Raporti për Vendin të Komisionit Evropian, mbikëqyrjen e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane, si dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës karshi procesit të integrimit evropian të Kosovës. 

Në kuadër të diplomacisë parlamentare,  komisioni bashkëpunon dhe koordinohet me institucionet e BE-së dhe me zyrat e tyre në Kosovë, bashkëpunon dhe shkëmben  praktikat më të mira me vendet anëtare të BE-së dhe me vendet pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, merr pjesë në organizata dhe nisma rajonale dhe ndërkombëtare.