PARTIA:Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
GRUPI PARLAMENTAR: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
KOMISIONET: Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
BIOGRAFIA
Përkatësia etnike: Shqiptar/Kosovar
Ditëlindja: 13.09.1976
Vendlindja: Deçan
Statusi civil: I martuar
Arsimi: Fakulteti Juridik në Universitetin e Prishtinës - jurist i diplomuar
Mr.sc i shkencave juridike-UP
Gjuhë tjetër përveç amtares: Gjuhë angleze, gjuhë serbe dhe kroate
Aktivitetet dhe funksionet paraprake apo të tanishme:
Që nga viti 2004, është angazhuar në jetën publike dhe politike. Fillimisht në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa si udhëheqës i Divizionit për Huat Publike me Jashtë, Menaxher për Planifikim dhe Analiza si dhe Menaxher për Trajnime dhe Zhvillim në MEF, deri në vitin 2007.
Nga 17 nëntor 2007-ës e deri tek 14 shkurt 2021-ës, Zemaj është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e 3-të, 4-të, 5-të, 6-të, 7-të dhe 8-të.
Më 5 qershor të vitit 2020, Zemaj emërohet ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti si kryeministër.
DEKLARIMI I PASURISË
Pyetja juaj u dergua.
Faleminderit