Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

18.03.2015

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, kryetar, u njoftua lidhur me vizitën e realizuar në Luginë të Preshevës dhe u diskutua për kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar atje.

 

Kryetari Kurteshi para anëtarëve të komisionit propozoi që të dërgohet një shkresë në adresë të ministrit të Kulturës, ambasadorit të Shqipërisë si dhe kryeministrit të Kosovës, lidhur me zgjidhjen e problemeve të parashtruara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës. Përkitazi më ketë, Kurteshi, pohoi se nëpërmjet ministrive të linjave do të bëhen përpjekje për ta ndihmuar Luginën, e cila, sipas tij, ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Ai shtoi se situata në Luginë, krahasuar me katër vitet e mëhershme është edhe me e rëndë.

 

Anëtarët e komisionit u dakorduan që t'i thërrasin ministrat e linjave në përgjegjësi, për të kuptuar se ku qëndron problemi i mos zbatimit të projektit të Ministrisë së Kulturës. Po ashtu u vendos që të thirret një seancë në të cilën do të thirren ministrat për të diskutuar lidhur me kërkesat dhe shqetësimet e banorëve të Luginës.

 

Komisioni diskutoi edhe lidhur me tekstet e reja shkollore dhe riorganizimin e shkollave. Lidhur me këtë çështje, komisioni vendosi që të thirret ministri i Arsimit për raportim.