Skupština Republike Kosovo

Arben Gashi

STRANKA:Demokratski savez Kosova (LDK)

POSLANIČKA GRUPA: Demokratski savez Kosova (LDK)

Komisije: Komisija za spoljne poslove i dijasporu

Etnička pripadnost: Albanac;

Datum rođenja: 02.02.1976;

Mesto rođenja: Peć;

Bračno stanje: Oženjen;

Obrazovanje: Pravnik;

Jezici osim maternjeg: Engleski, Italijanski;

Sadašnje ili prethodne funkcije i aktivnosti:

E Marte, 12 Shkurt 2020

Thekse nga fjala e kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi, në tryezën e organizuar nga KDI, me temën “Dialogu Kosovë –Serbi” Tarifa do të hiqet dhe do të zëvendësohet me masa reciproke ndaj Serbisë Reciprociteti nuk është veprim aktiv apo agresiv, por reaktiv - është një përgjigjje ndaj veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës, që do të thotë se nëse Beogradi zyrtar nuk vendos barriera ndaj Kosovës, as Prishtina zyrtare nuk do të vendosë barriera ndaj Serbisë. Reciprociteti në marrëdhënie bilaterale me Serbinë është minimumi i dinjitetit shtetëror për të cilin Kosova do të insistojë. Kështu, ne do të përmbushim një zotim tonin parazgjedhor por edhe do të respektojmë një kërkesë eksplicite të aleatëve tanë perëndimorë, me theks të veçantë të SHBA’së, si parakusht që ajo të fasilitojë dialogun. Dialogu që rezulton me njohjen e ndërsjellë mes të dy vendeve, mbi të gjitha është interes i Kosovës, dhe ne jemi të përkushtuar që ky process të përfundoj sa më shpejtë. Por, kjo nevojë nuk nënkupton që duhet të ngutemi e të përfundojmë me zgjidhje të keqe të çështjes. Ashtu siç e ka thënë edhe Qeveria, si bartëse e këtij procesi, dialogu duhet të ndërtohet mbi disa parime të pajtuara, për të cilat ne si Kuvend, Qeveria, opozita, por edhe shoqëria civile dhe akademia, duhet të pajtohemi. Dy parimet kryesore mbi të cilat duhet të pajtohemi të gjithë janë: • Nuk diskutohen kufijtë, as të Kosovës, as të Serbisë • Nuk diskutohet rendi kushtetues i Kosovës Duke hequr tarifën tregtare dhe vendosur reciprocitetin, ne, dëshmojmë se jemi partner serioz në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i japim shansin e kërkuar dialogut me fqinjin tonë verior.

Pitanja upućena poslaniku

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e Kuvendit para se të ju drejtohen deputetëve. Kuvendi mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Vaše pitanje je poslato.

Hvala!