Kuvendi i Republikës së Kosovës

Të gjitha lajmet

Daci priti një grup fëmijësh nga SOS – KINDERDORF

24.06.2005

Në kuadër të fushatës “Java e SOS-it”, e cila do të zgjasë nga 23-30 qershor, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit qytetar për mbështetje të fëmijëve të braktisur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot një grup fëmijësh nga SOS – KINDERDORF ( SOS - Fshati i Fëmijëve – Kosovë) bashkë me udhëheqjen e këtij institucioni humanitar dhe kujdestarët e fëmijëve. Profesor Daci pagoi pesë bileta për koncertin humanitar që mbahet më 30 qershor.

Daci priti shefin e OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt

22.06.2005

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt dhe ka biseduar me te për aktivitetet pritshme të legjislativit të vendit para pushimit të deputetëve dhe për agjendën e seancës së nesërme dhe të atyre që do të mbahen në muajin korrik, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa vizitoi Pejën

21.06.2005

Një delegacion katër anëtarësh i Komisionit Parlamentar për buxhet dhe financa, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i komisionit, të hënën, më 20.06.05 vizitoi komunën e Pejës dhe me udhëheqjen e komunale bisedoi për përmbushjen e objektivave zhvillimore, me theks të veçantë, çështjet e përcaktimit të parametrave të buxhetit dhe të shfrytëzimit të tij.

Daci priti kryetarin e SHB “Nëna Terezë”, Dom Lush Gjergji

16.06.2005

Studiuesi i njohur i jetës dhe i veprës së humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, i ka propozuar kryeparlamentarit Daci që në kuadër të Ditëve përkujtimore për Nënën Terezë, Kuvendi i Kosovës sivjet të mbajë një seancë kremtore