Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga vazhdimi i mbledhjes së Komisionit për Buxhet dhe Transfere

13.03.2020

Komisioni për Buxhet dhe Transfere,  kryesuar nga kryetari Hekuran Murati, pasdite vazhdoi mbledhjen, e cila është ndërprerë gjatë ditës.

 

Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit  për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

 

Në vazhdimin e mbledhjes kryetari Murati e hodhi në votim Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, i cili u miratua me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

 

Projektligjin për Ndarje Buxhetore gjatë mbledhjes së mbajtur paradite e ka prezantuar ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi.

 

Gjatë prezantimit të Projektligjit, Bislimi ka thënë se të hyrat buxhetore për vitin 2020 janë paraparë të jenë 2 miliardë e 20 milionë euro, ndërsa shpenzime buxhetore 2 miliardë e 375 milionë euro.