Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

23.09.2020

Nën kryesimin e Duda Balje, kryetare, u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Në mbledhje, hapësirë e veçantë diskutimi iu dha draftit të projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, draft për të cilin është punuar që nga legjislatura e kaluar në bashkëpunim të ngushtë me Agjensionin për Barazi Gjinore.
Duke e konsideruar se jetësimi i një projektligji të tillë është prioritet, anëtarët e komisionit shfaqën qëndrimet e tyre lidhur me mënyrat e procedimit të mëtutjeshëm të tij. 
Megjithatë, ky draft nuk mori mbështetjen e mjaftueshme të anëtarëve të komisionit për t’u proceduar më tej, pa u shtjelluar paraprakisht edhe në një takim të radhës, së bashku me përfaqësues nga Agjensioni për Barazi Gjinore.
Komisioni i dakordua që takimi të mbahet nesër (24. 09. 2020), duke filluar nga ora 13:00.