Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

13.03.2020

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga kryetari Bedri Hamza, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka shqyrtuar raportin vjetor të Planit të Punës së Komisionit për vitin 2020, si dhe inicimin e procedurave lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, dhe 2019.

 

Kryetari, Hamza shpalosi në pika të shkurtra raportin e Planit të Punës, duke bërë thirrje te anëtarët e komisionit për ta shqyrtuar dhe dhënë rekomandimet lidhur me të.

 

Në anën tjetër anëtarët e komisionit dhanë qëndrimet e tyre rreth Planit të Punës, duke e vlerësuar pozitivisht atë dhe u dakorduan që të ketë ndarje fleksibile të përgjegjësive të anëtarëve të komisionit.

 

Pas diskutimeve, komisioni me shumicë votash miratoi Planin e Punës për vitin 2020.

 

Po ashtu, pas një diskutimi të gjerë sa i përket inicimit të procedurave lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018 dhe 2019, komisioni me shumicë votash vendosi që të aprovohet inicimi i këtyre raporteve.