Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

03.12.2020

Komisioni për Integrim Evropian ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar Ismet Beqiri, kryetar.

Në këtë mbledhje, janë miratuar këto projekligje: Projektligji nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, dhe Projektligji  nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.