Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike

01.06.2020

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike i drejtuar nga Endrit Shala, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit - AKP për vitin 2019.

 

Në këtë mbledhje, para komisionit të ftuar për raportim ishin përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP, të cilët shpalosën raportin vjetor të punës për vitin 2019, për institucionin të cilin ata përfaqësojnë.

 

Në emër të AKP-së, foli drejtori menaxhues, Valon Tolaj, i cili theksoi se ky raport përmban të arriturat dhe sfidat me të cilat është përball ky institucion.

 

“Raporti të cilin po e shpalosim, paraqet rezultatet dhe sfidat me të cilat jemi përballur gjatë vitit 2019”, theksoi Tolaj.

 

Tutje, Tolaj vazhdoi duke numëruar me radhë të arriturat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke u fokusuar te regjistrimi dhe shitja e aseteve, pastaj 20 % i punëtorëve, trajtimi i kërkesave të shumta, te kreditorët, si dhe te procesi i krijimit të të hyrave nga qiradhënia.

 

Po ashtu, ai përmendi edhe disa nga sfidat, duke e konsideruar shqetësues faktin e mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë mungesës së bashkëpunimit me komunat e Kosovës.

 

Në vazhdim, deputetët pjesëmarrës parashtruan pyetjet e tyre për aspekte të ndryshme të punës së kësaj agjencie, duke marrë përgjigjet nga ana e përfaqësuesve të AKP-së.

 

Pas shterjes së debatit, komisioni vendosi që për votim të këtij raporti të vendoset në mbledhjen e radhës.