Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi shpallë shtatë konkurse

26.05.2020

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura. 
 
Konkurset janë hapur si në vijim: 

 
-         Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;
 
-         Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi; 
 
-         Për zgjedhjen e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo 
           shumicë dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore;
 
-         Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media;
 
-         Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
 
-         Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile;
 
-         Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore;

 
          Linku: 

          http://www.kuvendikosoves.org/shq/punesimi/vende-te-lira-pune/