Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

23.11.2019

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

“Pas më shumë se 30 vitesh bëhen bashkë në Prishtinë vëllezërit e luftës dhe idealit. Fat jo i lehtë i asaj gjenerate, asaj rinie. Por, ata ishin dhe mbesin shembull si duhet t'i shërbehet kombit. Krenar që i njoha dhe punova me ta. Nderim përjetë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani!”, ka thënë me këtë rast Veseli.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli shkroi edhe në librin e përkujtimeve.

Nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit po bëhen homazhe për katër heronjtë, me rastin e rivarrimit të tyre.