Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, uron kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

17.01.2020

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Şentop, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

 

“I nderuari kryetar,

Homologu im i çmuar,

 

Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet me kontributet e vlefshme të Shkëlqesisë Suaj në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së marrëdhënieve tona bilaterale dhe forcimit të dialogut midis popujve tanë.

 

Me këtë rast, shpreh urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë tuaj, ndërsa popullit të Kosovës i uroj paqe dhe prosperitet“, thuhet në urimin e kryeparlamentarit turk, Şentop. ​