Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetja Vlora Limani-Hajnuni zgjidhet kryesuese e GGD-së

09.07.2020

Grupi i Grave Deputete (GGD) i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka zgjedhur sot kryesuese të GGD-së deputeten Vlora Limani – Hajnuni.

 

Po ashtu, është formalizuar Bordi e GGD-së, me nga një përfaqësuese nga të gjitha grupet paralamentare, në përbërje: Saranda Bugujevci (VV), Besa Ismaili (PDK), Teuta Haxhiu (AAK), Mirlinda Sopi - Krasniqi (NISMA-AKR), Duda Balje (6+) dhe Verica Qeraniq (Lista serbe).