Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është Komision Funksional, i cili në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e enjte, 10:30 24 Shtator 2020
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Albena Reshitaj, Fikrim Damka, Labinotë Demi- Murtezi, Fitim Uka, Fitim Haziri, Bekim Haxhiu dhe Milosh Peroviç. Stafi mbështetës: Shpresa Haxhijaj, koordinatore dhe Besim Haliti, zyrtar i lartë i fushës/analist.

Munguan: Haxhi Avdyli, Ekrem Hyseni dhe Uran Ismaili.

Të ftuar: Valbona Zekaj–D+; Fidan Kalaja–GP/LV; Flakrona Hasani–GP/LDK dhe Festim Bytyçi– KSHMS.

Rendi i ditës
e premte, 10:00 14 Gusht 2020
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Albena Reshitaj, Haxhi Avdyli, Labinotë Demi- Murtezi, Fitim Uka, Fitim Haziri, Ekrem Hyseni, Bekim Haxhiu Uran Ismaili, dhe Miloš Perović. Stafi Mbështetës: Shprese Haxhijaj- Koordinatore dhe Besim Haliti, zyrtar i lartë i fushës/analist.

Të ftuar: Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë dhe Valbon Krasniqi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së. Pjesëmarrës të tjerë: Bersant Beka, Faik Hoti, Granit Berisha –MSH; Naser Ramadani- IKSHPK; Jeta Statovci dhe Artan Murati –KRK; Valbona Zekaj–D+; Salih Hoxha-GP/LV; Festim Bytyqi– KSHMS; dhe mediat.

Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Shpresa

Haxhijaj

Koordinatore

Tel: 038 200 10 610

Mob: 044 666 835

Besim

Haliti

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 622

Mob: 044 613 370

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:

  • Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e zbatimit të politikave për zhvillimin dhe funksionimin efikas të shëndetësisë dhe të mirëqenies sociale;
  • Angazhimin për konceptimin e strategjisë së përgjithshme për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të tjerë, që përkohësisht gjenden në Kosovë, duke e nxitur aplikimin e standardeve bashkëkohore të shëndetësisë;
  • Angazhimin për sigurimin e një mirëqenieje të kënaqshme në Kosovë, duke i përfshirë sigurimin dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve të Kosovës, mbrojtjen sociale të invalidëve të luftës, të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të punës, të burgosurve politikë dhe të familjeve të tyre, të të gjitha kategorive, të të paaftëve për punë dhe ndërtimin e një sistemi të efektshëm pensional për të gjitha kategoritë.
  • Angazhimin për shqyrtimin e programit të Qeverisë, të mënyrës dhe të nivelit të zbatimit të tij në fushën e shëndetësisë dhe të mirëqenies sociale dhe i jep rekomandime Kuvendit;
  • Angazhimin për identifikimin e programeve specifike të Qeverisë, përkatësisht të ministrisë së resorit përkatës dhe në bashkëpunim me Komisionin për Buxhet dhe Transfere, e bën shqyrtimin e hollësishëm si është bërë financimi dhe menaxhimi i tyre;
  • Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet dhe Transfere, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij komisioni.