Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është Komision Funksional. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, e ndërton bashkëpunimin me parlamentet e shteteve dhe e promovon anëtarësimin e Kuvendit në organizatat parlamentare rajonale e ndërkombëtare, si dhe i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me diasporën.
Të pranishëm: Time Kadrijaj, Fitore Pacolli, Branislav Nikoliq, Fatmire Kollçaku, Ariana Musliu-Shoshi dhe Fidan Brina-Jilta. Nga Zyra e Komisionit: Minire Hasani dhe Manush Krasniqi.
Munguan: Gazmend Gjyshinca, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Enver Hoxhaj.
Të ftuar: Në takim morën pjesë: Benjamin Kaigama, kryetar i Komisionit për Pajisje dhe Komunikim, nga Kuvendi Kombëtar i Afrikës Qendrore me delegacion. Pjesëmarrës të tjerë: Flakona Hasani, GP-LDK; Gresa Sheqiri, Kabineti i Kryetares së Kuvendit; Arbëresha Asllani, GP-AAK.
(Nuk ka dokumente)
Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:
Në ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës, me rrjetin diplomatik të Kosovës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.