Kuvendi i Republikës së Kosovës

Faton Bislimi

PARTIA:LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK)

GRUPI PARLAMENTAR: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

KOMISIONET: Komisioni për Integrim Evropian

Përkatësia etnike: Shqiptar

Ditëlindja: 12.02.1983

Vendlindja: Gjilan

Statusi civil: I martuar

Arsimimi: Dr (PhD)

Gjuhë tjetër përveç amtares: Angleze; Serbokroatisht (mesatarisht), Spanjisht (bazike)

BIOGRAFI E SHKURT 
Faton Bislimi

FATON H. BISLIMI është ekspert i zhvillimit ekonomik ndërkombëtar dhe punëve të jashtme. I shkolluar në Amerikë e Kanada, ai është autor i një sër artikujsh dhe kapitujsh librash akademik kryesisht me tematikë të shtetndërtimit dhe intervenimit ndërkombëtar në Kosovë, marrëdhënjeve SHBA-BE dhe ndikimit të tyre në Ballkan, si dhe rolin e SHBA-ve dhe Kanadasë në këtë rajon. Së fundi, ai ka edituar një libër mbi tregimin unik të shpëtimit të hebrejëve nga shqiptarët gjatë Holokaustit, botuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan në New York.

I lindur e rritur në Gjilan, Kosovë, ai ka kaluar një pjesë të mirë të jetës në SHBA dhe Kanada ku ka vijuar studimet e larta. Më 2005, ka diplomuar me nderimet më të larta akademike nga Texas Lutheran University në dy fusha njëkohësisht, në shkenca kompjuterike dhe matematikë. Më 2007, ka magjistruar në zhvillim ndërkombëtar dhe administratë publike nga Kennedy School of Government, Universiteti i Harvardit, ku ishte përfitues i bursës prestigjioze “Kennedy Fellowship.” Ndërsa, më 2010, ka marrë edhe magjistraturën e dytë, por kësaj rradhe në marrëdhënje ndërkombëtare nga Dalhousie University në Halifax, Kanada, ku kishte shërbyer edhe si bashkëpunëtor shkencor i Qendrës për Studime të Politikës së Jashtme.

Laureat i shumë cmimeve ndërkombëtare për arritje akademike dhe lidership, Bislimi ka ligjëruar nëpër shumë konferenca ndërkombërare për cështje të ndërlidhura me arsimimin ndërkombëtar, zhvillimin socio-ekonomik, zgjidhjen e konflikteve, dhe marrëdhënjet ndëretnike. Ka një përvojë punë profesionale në fushën e zhvillimit ndërkombëtar kryesisht në Kosovë dhe Ballkan, me shumë organizata ndërkombëtare (si UNDP, USAID, RTI International, etj.), si dhe ka shërbyer si ligjërues universitar në disa universitete në Kanada, SHBA, por edhe në Kosovë, duke përfshirë këtu Universitetin Amerikan në Kosovë.

Së fundi, Bislimi ka shërbyer edhe si menagjer i Qendrës së Kosovës për Politika Publike. Ai ka ndjekur studimet e Doktoraturës në shkenca politike në Universitin e Albertës, në Kanada, ku kishte fituar edhe bursën e plotë të doktoraturës “Joseph Armand Bombardier” nga SSHRC, dhe kishte punuar pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në Universitet. Më 2015, Bislimi kishte fituar prestigjiozën “Marshall Memorial Fellowship” nga German Marshall Fund of the US. Më 2017, me ftesë të Presidencës Gjermane të G20, ai u bë anëtar i Taskforcës për Migrimin e Dhunshëm të THINK20, kurse në shtator 2019, Bislimi u bë anëtar i Komitetit Strategjik Këshilldhënës për Diplomaci Qytetare pranë German Marshall Fund of the US.

Si anëtar bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Bislimi k ashërbyer si këshilltar kryesor për cështjet shqiptare në Ballkan për gati dy dekada, dhe ka bashkëpunuar – përmes LQSHA-së – me shumë Kongresistë e Senatorë (nga të dyja taborret partiake, Republikan e Demokrat), zyrtarë të Administratës Amerikane e Kanadeze në rritjen e lidhjeve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve e Kanadasë.

Involvimi i tij politik në Kosovë thuajse ka filluar në vitin 2007 kur kishte kandiduar si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Kurse, që nga dhjetori 2015, ka shërbyer si këshilltar politik dhe koordinator për bashkëpunim rajonal i Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri. Në zgjedhjet lokale 2017, Bislimi ishte bartës i listës së LDK-së për Kuvendin Komunal në Gjilan, duke dalë fitimtar. Si asambleist, ai ishte zgjedhur edhe Kryetar i Komitetit të Arsimit. Në maj 2018, u largua nga Kuvendi Komunal duke marrë pozitën e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Në zgjdhjet nacionale 2019, Bislimi ishte kandidat i LDK-së për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Betimin si Deputet i Kuvendit të Republikës e dha me 11 qershor 2020. Bislimi është anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

 

 

 

 
 

PYETJET DREJTUAR DEPUTETIT

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e Kuvendit para se të ju drejtohen deputetëve. Kuvendi mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyetja juaj u dergua.

Faleminderit