Aida Dërguti

PARTIA:Partia Socialdemokrate (PSD)

GRUPI PARLAMENTAR: Partia Socialdemokrate (PSD)

KOMISIONET: Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së KosovësKomisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë

Aida Dërguti ka lindur më 1 maj 1972 në Vushtrri. Ka përfunduar studimet e në Fakultetin e Filozofisë, në Departamentin e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Pas luftës, ajo ka punuar me OSBE-në për një kohë të gjatë. Gjatë periudhës 2007-2009 ajo ishte e angazhuar edhe në Rrjetin e Grave të Kosovës.

Aida Dërguti ka qenë aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga gushti i vitit 2005. Ajo është një nga themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe ishte gjithashtu Nënkryetare e dytë.

Në legjislaturën e pestë, ajo u zgjodh deputete dhe Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aida Dërguti është përfaqësuese e Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ajo është pjesë e Grupit Socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Aida Dërguti u rizgjodh si nënkryetare e Kuvendit për legjislaturën e 6-të. Ajo është aktualisht nënkryetare e Kuvendit, Deputete e Grupit Parlamentar e Partisë Socialdemokrate, anëtare në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ajo e ushtron funksionin edhe të Sekretares së Përgjithshme të PSD-së

PYETJET DREJTUAR DEPUTETIT

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e Kuvendit para se të ju drejtohen deputetëve. Kuvendi mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyetja juaj u dergua.

Faleminderit