Të hënën Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

13.09.2019

Të hënën, më 16 shtator 2019, nën moton "Pjesëmarrja", për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

AGJENDA

09:30 Dyert e hapura të Kuvendit

10:00 Hapja - mirëseardhje
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit
(holli i Kuvendit)

10:10 Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit të Kosovës
Vullnet Kabashi, drejtor i Drejtorisë për Teknologji Informative / anëtar i Forumit për Transparencë
​(holli i Kuvendit)

10:30 Kabina e Transparencës (video - porosi)
(oborri i Kuvendit)

10:40 Ekspozitë e foto-sesionit me temën "Pjesëmarrja"
(oborri i Kuvendit)

10:50 Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile
Punëtoritë për demokraci
(oborri i Kuvendit)

11:30 Kuizi i Demokracisë
(holli i Kuvendit)

13:30 Debat publik "Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend"
(salla 405)

13:30 - 13:40 Fjalë hyrëse
Ismet Krasniqi - Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës
Alexander Chavarria, Drejtor - NDI

13:40 - 14:20 Prezantimi i Strategjisë për Informim dheKomunikim
Musli Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun / Kuvendi i Kosovës
Hapja dhe Qasja e Kuvendit të Kosovës në krahasim me rajonin Blerina Ramaj, Menaxhere e Projektit ActionSEE, Open DataKosova

14:20 - 14:30 Transparenca dhe komunikimi,
Besnik Vasolli- Udhëheqës i komponentës për komunikim- GIZ, BnS EUROPE&KLSC

14:30 - 14:50 Shembuj: Hapja e të dhënave në nivel komunal
Jetmir Bakija, Menaxher i Programit Democracy Plus

14:30- 15:00 Diskutime

Moderatore: Shqipe Krasniqi, zyrtare për koordinim dhe planifikim strategjik- Kuvendi i Kosovës

Pjesëmarrësit: Përfaqësues të OJQ-ve nga Forumi për Transparencë i Kuvendit, media dhe organizata ndërkombëtare