Kuvendi i Republikës së Kosovës

Shpalljet e arkivuara

26 Mars 2024

THIRRJE PËR ANGAZHIM TË EKSPERTIT

Dokumenti i Aplikimit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti (në tekstin e mëtejmë: Komisioni), në bazë të nenit 30.2 të Rregullores së Kuvendit, ne pajtim me nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit për Administrimin e Buxhetit të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe me rekomandim të Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike (në tekstin e mëtejmë: Grupi i punës), me datë 26.3.2024, nxori këtë:

 

THIRRJE PËR ANGAZHIM TË EKSPERTIT

 

Ftohen të gjithë ekspertët nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, auditimit, financave publike, mundësisht me përvojë në ndërmarrje publike, që të aplikojnë për angazhimin si ekspert për Grupin                                           e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike.

 

Eksperti/ja i/e angazhuar do të punoj me Grupin e punës në aktivitetet e tij dhe në hartimin e analizave dhe të raportit përfundimtar me rekomandime dhe do të kompensohet në bazë të Udhëzimit për Administrimin e Buxhetit të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Si të aplikoni?

 

Për të shprehur interesimin tuaj, duhet të na dërgoni:

  • CV të detajuar, me theks në angazhimet tuaja në fushën përkatëse të aplikimit
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • Shprehjen e interesit që përshkruan se si angazhimi do të përmbushë kriteret e përzgjedhjes.

Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit, në adresën [email protected] si dhe dorëzim fizik në adresën: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Rr. Nënë Tereza” 10000 Prishtinë, me titull “Ekspert për Grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit ë Ligjit për ndërmarrjet publike”, jo më vonë se 2 prill 2024 ora 16:00.

29 Janar 2024

THIRRJE PËR ANGAZHIM TË EKSPERTËVE

Dokumenti i Aplikimit

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe  menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, i formuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë plenare të mbajtur më 21 shtator 2023, me Vendim nr. 08-V-609, si dhe bazuar në nenin 17, paragrafi 5 i Rregullores nr. 08-Rr-005 se Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Kuvendit të Republikës se Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29.01.2024, ka vendosur që të paraqesë këtë:

 

THIRRJE PËR ANGAZHIM TË EKSPERTËVE

 

Bazuar në nenin 21, të Ligjit Nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar, ftohen të gjithë ekspertët nga fusha juridike, prokurimit dhe financave publike që të aplikojnë për angazhimin si ekspert në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe  menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

 

Angazhimi i ekspertëve do të behet nga anëtaret e komisionit, ku për secilën nga fushat e lartcekura do të angazhohet nga një (1) ekspert, gjithsej tre (3) ekspert. Komisioni fton të gjithë të interesuarit/at me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të shprehin interesimin e tyre për t’u aplikuar.

 

Eksperti/ja i/e angazhuar do të punoj në hartimin e ekspertizës, ku për një (1) ekspertizë do të kompensohen në vlere prej 1,000.00 euro. ekspertët do të angazhohen së bashku me ekipin e Komisionit, andaj ftohen të gjithë të interesuarit/at me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të shprehin interesimin e tyre për t’u aplikuar, për hartimin e raportit përfundimtar të këtij Komisioni.

 

Si të aplikoni?

Për të shprehur interesimin tuaj, duhet të na dërgoni:

  • CV të detajuar, me theks në angazhimet tuaja në fushën përkatëse të aplikimit
  • Dëshmi për përvoja të ngjashme
  • Shprehjen e interesit që përshkruan se si angazhimi do të përmbushë kriteret e përzgjedhjes

Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit, në adresën [email protected] si dhe dorëzim fizik në adresën: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Rr. Nënë Tereza” 10000 Prishtinë, me titull “Ekspertë për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe  menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla”, jo më vonë se 02 Shkurt 2024 ora 16:00.

8 Dhjetor 2023

K O N K U R S - Për zgjedhjen e një (1) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

 

K O N K U R S

Për zgjedhjen e një (1) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

 

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Një (1) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

 

  1. Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë këto kushte:
  1. Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;
  2. Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;
  3. Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;
  4. Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku pesë (5) vjet;
  5. Të ketë përkrahjen e së paku pesë (5) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;
  6. Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

II.  Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

 

III.  Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

 

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Autobiografia  (Curriculum vitae);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë

           vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

 

 

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  27.12.2023,  në orën 16:00.

 

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Zyra N-217).

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

 

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 200-10411, 038 200-10410 dhe  044 567-041.

 

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

30 Tetor 2023

KONKURS - Për zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 15 (2) të Ligjit nr. 08/L–133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë shpall:

 

KONKURS

 

Për zgjedhjen e  Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë

                                                                                              

 

 

Funksioni i Komisionerit:

 

Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për mision fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit, dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komisionari zgjidhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë dhe  mandati i tij zgjatë pesë (5) vite pa të drejtë rizgjedhje.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

 

1. Kandidatët  që aplikojnë për pozitën e Komisionerit duhet ti plotësojnë kriteret si në vijim:

 

1.1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë diplomë universitare;

1.3.Të kenë, së paku, tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqës;

1.4.Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale;

1.5. Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;

1.6.Të mos jenë larguar nga puna me masë disiplinore;

 

2. Kandidatët që konkurrojnë për Komisioner të FSK-së i nënshtrohen procesit të verifikimit të kontrollit të sigurisë para fazës së dërgimit në kuvend për votim.

 

3. Kandidatët të cilët nuk pranojnë të bëhet procesi i verifikimit të kontrollit të sigurisë përjashtohen nga konkurrimi.

 

 

 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

 

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale; (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Letra motivuese;
  • Biografi (CV );
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës se prerë.

 

 

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  13 nëntor 2023, në orën 16:00.

 

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Zyra N-217).

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

 

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 200-10411, 038 200-10410 dhe  044 567-041.

 

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.