Angazhimi i shoqėrisė civile

Angazhimi i shoqėrisė civile nė punėn e Kuvendit tė Kosovės

Mirė se vini nė Bazėn e tė Dhėnave pėr Shoqėrinė Civile tė Kuvendit tė Kosovės!

Kuvendi i Kosovės fton organizatat e shoqėrisė civile tė cilat janė tė interesuara tė pėrcjellin dhe tė kontribuojnė nė punėn e Kuvendit tė regjistrohen nė kėtė bazė tė dhėnash.

Mė poshtė, organizatat e shoqėrisė civile mund t’i regjistrojnė tė dhėnat e tyre kontaktuese dhe tė japin informacion mbi aspektet e punės sė Kuvendit si dhe pėr komisionet e tij pėr tė cilat ato janė tė interesuara. Nė veēanti, organizatat inkurajohen tė ofrojnė informacione nė lidhje me ekspertizėn e tyre nė fushat qė ato janė tė interesuara.

Tė dhėnat e organizatave tė regjistruara do tė jenė nė dispozicion pėr deputetėt e Kuvendit dhe stafin e Administratės sė Kuvendit. Ato nuk do tė shkėmbehen me palė tė treta. Tė dhėnat do tė pėrdoren pėr identifikimin e pjesėmarrėsve dhe ekspertėve pėr seanca dėgjimore publike, konsultime, vizita nė terren dhe aktivitete tė komunikimit.

Organizatat e regjistruara gjithashtu do tė marrin informacion nga Zyra pėr Media dhe Marrėdhėnie me Publikun lidhur me punėn dhe ngjarjet pėrkatėse tė ardhshme.

Vėrejtje:

  1. Informatat qė nevojiten nė mėnyrė qė regjistrimi juaj tė jetė i suksesshėm janė: numri i regjistrimit tė OJQ-sė suaj sė bashku me dokumentin e regjistrimit ne formė tė skanuar, si dhe numri fiskal sė bashku me dokumentin e lėshuar nga Administrate Tatimore, gjithashtu nė formė tė skanuar.
  2. Ēdo fundvit, nė periudhėn prej 1 deri mė 31 dhjetor, kėrkohet nga ju tė deklaroni nėse dėshironi tė vazhdoni apo tė ndėrprisni regjistrimin tuaj pėr vitin vijues.
  3. Nė fillim tė ēdo legjislature kėrkohet regjistrimi i sėrishėm i organizatės suaj nė bazėn e tė dhėnave pėr shkak tė ndryshimeve qė ndodhin nė numrin dhe strukturėn e komisioneve.
  4. Regjistrimi juaj nė bazėn e tė dhėnave do tė jetė i vlefshėm pas verifikimit tė numrit tė regjsitrimit si dhe numrit fiskal tė organizatės suaj.
 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com