Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni parlamentar për media shqyrton raportin e Gillette-s

18.03.2015
Komisioni parlamentar për media do të shqyrtojë, të hënën më 17 maj, Raportin e Komisionerit të përkohshëm për media, Robert Gillette. Në takim janë ftuar kryeredaktorët e tri televizioneve të Kosovës me shtrirje kombëtaare ( RTK, KTV dhe TV 21).
Me 7 maj Komisioneri i përkohsëm për media z. Gillette kishte shkoqitur para Komisionit parlamentar për media raportin e tij për prezantimin në tri televizionet e Kosovës të rastit tragjik të tre fëmijëve të fshatit Çabër, i cili pasoi me protesta të dhunshme në shumë lokalitete të Kosovës.
Anëtarët e komisionit e kanë parë të udhës që të ftohen edhe kryeredaktorët dhe stafi menaxhues i televizineve, për t™u dëgjuar edhe zyri i tyre për arsyeshmërinë profesionale të prezantimit të ngjarjeve të marsit.
Takimi mbahet në sallën 301 C, në orën 11 dhe është i hapur për media.