Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, sot ka udhëtuar për një vizitë disaditshe në Shqipëri kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Kryeparlamentari Daci do të ketë takime të veçanta me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, me kryeministrin Fatos Nano, me kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha etj.
Vizita e kryeparlamentarit Daci në Shqipëri vlerësohet e rëndësishme për nivelin dhe momentin e takimeve.