Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

18.03.2015

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviq, kryetare e komisionit, u shqyrtuan Projektligji nr. 04/L-247 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-061 për shitjen e banesave, për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamente të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Projektligjin nr. 04/L-253 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.27 për regjistrimin e bujqësisë, me amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Pas një debati gjithëpërfshirës anëtarët e Komisionit e përkrahën procedimin e mëtejshëm të dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës