Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti evroparlamentarin Bart Staes

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës priti sot deputetin e Parlamentit Evropian , Bart Staes.

Tema themelore të këtij takimi miqësor ishin rrjedhat aktuale politike e shoqërore , çështja e pavarësimit të Kosovës , si dhe puna e Parlamentit . Evroparlamentari Bart Staes është zëdhënës i fuqishëm i synimeve të Kosovës në Parlamentin e Evropës , ai përkrah synimet e popullit dhe institucioneve rreth statusit final të Kosovës, që është pavarësia e Kosovës. Gjatë kësaj vizite z. Staes merr të dhëna në prag të prezantimit të Raportit për zgjidhjen e statusit final të Kosovës dhe debatit që pritet të zhvillohet më këtë rast në Parlamentin e Evropës, në funksion të zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes së statusit .