Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e ri të NDI-së në Kosovë, Chad Rogers

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot në një takim njohës drejtorin e ri të Institutit Nacional Demokratik për Kosovë, z. Chad Rogers, i cili shoqërohej nga drejtori i deritashëm i NDI-së, Tomas Bridle.

Në takim është biseduar për ndihmën që mund t™u ofrojnë në të ardhmen institucioneve të Kosovës, punonjësit e këtij instituti të njohur amerikan.

Kryeparlamentari e ka falënderuar NDI-në për ndihmën që ka dhënë për funksionalizimin e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe hartimin e ligjeve dhe është shprehur i hapur për bashkëpunim në të ardhmen.

Ish - drejtori i NDI-së, Bridle, është fokusuar në punën që ka bërë Instituti gjatë pesë vjetëve të shkuar, sidomos për demokratizimin e partive politike të Kosovës, kurse zotëri Rogers ka dashur të dijë në ç™drejtim do të duhej të shtrihej ndihma e NDI-së për Kuvendin e Kosovës.

Profesor Daci ka shprehur idenë se ndihma do të duhej të konsistonte në implementimin e legjislacionit të miratuar.