Kuvendi i Republikës së Kosovës

U konstituua Nënkomisioni për të drejta të njeriut, barazi gjinore dhe peticione

18.03.2015

Për shkak të gamës tepër të gjerë të punëve dhe të fushëveprimit të Komisionit parlamentar për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese është parë e udhës që ky komision të krijojë edhe nënkomisione për fushua të caktuara.

Sot në mbledhjen e drejtuar nga, Hydajet Hyseni, kryetari i komisionit, është konstituuar Nënkomisioni për të drejta të njeriut, barazi gjinore, peticione dhe ankesa publike.

Është mbetur që kryetari i nënkomisionit të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të komisionit, kurse është kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të zgjidh çështjen e stafit përcjellës të nënkomisionit dhe atë të operacionalizimit të shpenzimeve materiale.