Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

18.03.2015

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Nexhat Daci, kryetari Kuvendit, ka shqyrtuar sot tekstin e Rezolutës për konfirmimin e vullnetit për pavarësinë e Kosovës dhe ka vlerësuar se teksti i ofruar i Rezolutës dallon esencialisht nga ai i propozuesit dhe e pamundëson Kryesinë për të thirrur Seancën Plenare për miratimin e saj.

Madje pos tekstit të nënshkruar nga kryetari i Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime Euroatlantike, Sabri Hamiti, ka pasur edhe një tekst me rekomandime nga Kopmisioni për çështje juridike, legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, i cili vjen i painkorporuar në tekstin bazë të Rezolutës.

Në Kryesi ka dominuar mendimi se kjo e bën të pamundur përmbajtësisht dhe proceduralisht thirrjen e Seancës për miratimin e Rezolutës.

Në mbledhje është propozuar që përmbajtja e dy teksteve të propozuara nga komisionet parlamentare (për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Legjislacion) të futet në platformën e Grupit negociator të Kosovës.

Është thënë gjithashtu se duhet të vazhdojë puna e komisioneve të propozuara dhe të grupeve parlamentare për harmonizimin e tekstit të Rezolutës për tu miratuar në ndonjë rast tjetër.