Kuvendi i Republikës së Kosovës

Daci priti kryetarin e SHB Nëna Terezë, Dom Lush Gjergji

18.03.2015

Kryetari i shoqatës bamirëse Nëna Terezë, Dom Lush Gjergji e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, për dëshminë e përfaqësuesve kosovarë në Kongresin Amerikan dhe për takime të tjera me përfaqësues me ndikim në jetën shoqërore dhe politike të SHBA-ve, në të cilat janë prezantuar fakte për të vërtetën e Kosovës dhe vullnetin e popullit të saj.

Në takim është biseduar edhe për mundësitë e segmenteve të ndryshme të shoqërisë sonë për të ndihmuar përmbushjen e standardeve, forcimin e demokracisë, bashkëjetesën etj. 

Seancë kremtore për Nënen Terezë

Studiuesi i njohur i jetës dhe i veprës së humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiut “ Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, i ka propozuar kryeparlamentarit Daci që në kuadër të Ditëve përkujtimore për Nënën Terezë, Kuvendi i Kosovës sivjet të mbajë një seancë kremtore.

Seanca do të duhej të mbahej më pesë shtator të këtij viti, në përvjetorin e shkuarjes në amshim të simbolit universal të njerëzimit dhe të shihet mundësia që kjo ditë të shpallet festë kombëtare e Kosovës.

Ngarje që do t™i bënte nder Kuvendit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës

Profesor Daci e ka marrë me seriozitet propozimin dhe i ka sugjeruar biografit të Nënës Terezë, Dom Lush Gjergjit që të ndiqet proceduara e rregullt duke e formalizuar propozimin me një kërkesë drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe ka vlerësuar se organizimi i një seance kremtore për humanisten shqiptare do t™i bënte nder Kuvendit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.