Kalendari i takimeve dhe i seancave

Mbledhja e Komisionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

E Marte, 05.02.2019 13:00 në sallën C 203

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Raporti i punës së Komisionit për vitin 2018;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2019;
4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-140 për ekzekutimin e sanksioneve penale;
5. Formimi i grupit punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupcionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit;
6. Shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr. 06/L-091 për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës;
7. Shqyrtimi i ankesës për anulimin e konkursit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pranimin e 120 rekrutëve nga Ministria e Drejtësisë;
8. Shqyrtimi i shkresave të Federatës Sindikale të Admnistratës Publike të Kosovës me emërtimin SPAK;
9. Shqyrtimi i kërkesës lidhur me kallzimin penal të ushtruar me 18.10.2017;
10. Shqyrtimi i shkresës për përkujdesjen e pastërtisë së figurës së personit gjatë përzgjedhjes së kandidatëve në vende pune me autorizmime shtetërore;
11. Shqyrtimi i shkresës së Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës;
12. Shqyrtimi i kërkesës nga Pjetër Boçi drejtuar Komisionit;
13. Të ndryshme.