Kalendari i takimeve dhe i seancave

Mbledhja e Komisionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

E Marte, 06.11.2018 13:00 në sallën N204

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 19.09.2018;
3. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-110 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;
4. Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projekt-Kodin Penal të Republikës së Kosovës nr. 06/L-074;
5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
6. Shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-007 për procedurën jo-kontestimore nr. 06/L-007 dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë nr. 06/L-008;
7. Të ndryshme.