Kalendari i takimeve dhe i seancave

Vazhdimi i Seancës plenare

E Marte, 05.06.2018 11:00

Rendi i ditës


1. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre,

3. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbërt,

4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare.