Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i seancës plenare

E Mërkure, 15.02.2017




Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot vijoi punimet e seancës plenare, nën drejtimin e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti. Kuvendi hyri në procedurën e votimit të gjashtë projektligjeve, për të cilat debati ishte shterur ditën e djeshme: Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Projektligjit për ndërmjetësim, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214.

Të gjashtë projektligjet u miratuan në parim për tu proceduar dhe shqyrtuar në komisionet përkatëse parlamentare.
Seanca vijoi me shqyrtimin e Agjendës për Reformën Evropiane (ARE). Nënkryetari Haliti, pasi përshëndeti Mimoza Ahmetajn për marrjen e detyrës në krye të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i dha asaj fjalën, e cila para deputetëve prezantoi Agjendën për Reformën Evropiane. Ministrja Ahmetaj tha se kjo reformë përfshin 22 prioritete për vitin 2017, të ndara në tre shtylla. Më tej, ajo vijoi me detajet e problematikës për realizimin e kësaj agjende dhe në fund kërkoi mbështetjen nga deputetë për miratimin e saj.

Grupet parlamentare, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, u shprehën pro Reformës Evropiane. Debati vijoi më pas me fjalën e deputetëve, të cilët shtruan probleme të ndryshme lidhur me domosdoshmërinë e investimeve dhe zhvillimeve të tjera, që për Agjendën për Reformën Evropiane përkthehen si prioritete. Pas diskutimeve, deputetët, nëpërmjet votës, i dhanë mbështetje kësaj Agjende.

Pas pushimit, seanca vijoi me shqyrtimin e Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Në mungesë të ministrit, arsyetimin e bëri deputeti i Komisionit jofunksional për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Veton Berisha. Ai theksoi se neni 11 bazën e ka në nenin 61, pika1 dhe nenin 101 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në bazë të rregullës 73 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në kuadër të përgjegjësive, ka bërë mbikëqyrjen e shkallës së zbatimit të këtij neni.

Deputeti Berisha vijoi me një pasqyrë të gjerë rreth raportit të punës për vitin 2016.
Pas përfundimit të diskutimeve të deputetëve, për shkak të mungesës së kuorumit, seanca ndërpreu punimet.

Nga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenareNga vazhdimi i seancës plenare
 

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com